Tensionet brenda skuadrës së Real Madrid duket se kanë dalë në sipërfaqe gjatë një seance stërvitore, ku protagonistë ishin mesfushorët Fede Valverde dhe Aurelien Tchouameni.
Sipas raportimeve të Marca, dy lojtarët u përfshinë në një përplasje të ashpër verbale që për pak sa nuk degradoi në konfrontim fizik, transmeton GazetaBlic Sport.
Incidenti ndodhi gjatë stërvitjes, ku tensioni mes tyre u rrit ndjeshëm pas një ndërhyrjeje në lojë.
Edhe pse ndërhyrja e stafit dhe lojtarëve të tjerë shmangu një përleshje fizike, debati mes tyre vazhdoi edhe gjatë rrugës drejt dhomave të zhveshjes.
Deri më tani, Real Madrid nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen.
/GazetaBlic Sport/


