Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, ku thotë se kjo gjithcka mund të quhet vetëm drejtësi jo, raporton GazetaBlic.
Sopi në një intervistë për GazetaBlic, thekson se Gjykata Speciale nuk i jep llogari askujt dhe veprimet i merr ashtu sic i teket vet.
“Siç dihet Gjykata Speciale nuk i jep llogari askujt dhe veprimet i merr ashtu sic i teket vet. Për neve gjithcka mund të quhet kjo vetëm drejtësi jo, vetëm proces gjygjësor i rregullt jo”, tha ai.
Tutje ai e konsideron se i gjithë procesi është politik dhe mund të ketë lidhje me politikën.
“Ky po zgjat qe 6 vite, ku ka proces gjygjësor që të jetë zgjatur kaq shumë, edhe pas kësaj zgjatje të kalimit të cdo limiti kohor, kjo prap gjeti mundësi dhe vendosi përkundër rregulloreve të veta sepse me rregullore e kanë se duhet të paktën 1 muaj para skadimit para paraqitjes së verdiktit përfundimtar të lajmëroj se do ketë nevojë për kohë shtesë, kjo vetvetiu disa ditë para se të skadoj ai afat e shtyu vet prandaj nuk i jep llogari askujt dhe gjithcka është e pritshme nga kjo gjykatë. Vetëm drejtësi urojmë që të ketë. Tash vec jemi në procesin zgjedhor dhe i tërë procesi ne konsiderojmë që është politik dhe prandaj mund të keët edhe lidhje me politikën”, përfundoi ai për GazetaBlic.


