Sporti

Rooney për gëzimin e Arsenalit: Është paksa e tepërt, ata nuk kanë fituar ende asgjë

05/06/2026 11:18
nga:L J

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, beson se Arsenali e teproi me reagimin e tyre ndaj fitores 1-0 ndaj Atletico Madrid, e cila i pa “Topçinjtë” të arrinin në finalen e dytë të Ligës së Kampionëve dhe të parën pas 20 vitesh.

“Ata e meritojnë të jenë në këtë pozicion, por ende nuk kanë fituar asgjë. Mendoj se festimet ishin paksa të tepërta. Festo kur e fiton krejt kompeticionin”, tha Rooney pas ndeshjes në Londrën Veriore, por siguroi se Arsenali është i aftë të fitojë Ligën e Kampionëve.

Ish-golashënuesi më i mirë i “Djajve të Kuq” foli më pas për ish-shokun e tij të skuadrës dhe trajnerin aktual të Man United, Michael Carrick: “Nëse emëron Luis Enriquen ose Thomas Tuchelin dhe ata fitojnë 10 nga 14 ndeshjet e tyre të para, do të thoje se kjo është e pabesueshme. Vetëm pse është një trajner i ri anglez, në sytë e shumë njerëzve ai nuk është njeriu i duhur. Michael Carrick është i zgjuar dhe një trajner vërtet i mirë. Mendoj se ai mund ta udhëheqë ekipin për një kohë të gjatë. Do të jetë një verë interesante. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, duket se ka njëfarë qetësie te Manchester United”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport