Lajme

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

05/06/2026 09:02
nga:Sh R

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet tavan për derivatet e naftës që do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizel) është caktuar në 1.69 euro për litër, një cent më shtrenjtë se dje, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.45 euro për litër, po ashtu një cent më shtrenjtë.

Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.81 euro për litër.