Sporti

Ferizaj licencohet për garat evropiane, motiv edhe më i madh para finales ndaj Dukagjinit

05/05/2026 17:09
nga:Mergim Rreci

FC Ferizaj ka bërë të ditur se është pajisur me licencë për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare për edicionin 2026/27, pas një vendimi zyrtar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Sipas njoftimit të klubit, licenca është dhënë pasi janë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara dhe është dorëzuar dokumentacioni i plotë në përputhje me rregulloret në fuqi, transmeton GazetaBlic Sport.

Ky zhvillim përbën një arritje të rëndësishme për Ferizajn, duke i hapur rrugë paraqitjes në skenën evropiane nën ombrellën e UEFA, mundësi të cilën e ka nëse fiton finalen e Kupës së Kosovës ndaj Dukagjinit.