Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, është deklaruar para ndeshjes kthyese ndaj PSG-së.
Trajneri i skuadrës gjermane tha se janë gati për betejën e madhe, duke synuar kalimin në finale, shkruan GazetaBlic Sport.
Kompany zbuloi poashtu se kërkesa për bileta ka qenë tepër e lartë, një tregues i qartë i interesimit të madh nga tifozët për këtë gjysmëfinale.
“Kam pasur shumë kërkesa të mëdha për bileta për nesër, e kam kuptuar që interesimi është thjesht i jashtëzakonshëm. Do të tentojmë të sigurojmë finalen e madhe, jemi gati për këtë gjë,” deklaroi Kompany.
/GazetaBlic Sport/


