Lajme

Ka filluar remotimi vjetor i njesisë Kosova B

05/04/2026 12:39
nga:L J

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) bën të ditur se, ka filluar zbatimi i remontit të rregullt vjetor 30-ditor njësisë B2 në Termocentralin Kosova B.

Sipas njoftmit ky proces ka për qëllim mirëmbajtjen teknike, rritjen e sigurisë në operim dhe garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të njësisë.

“Ndërkohë, siç është bërë e ditur edhe më herët, njësia B1 e TC Kosova B i është nënshtruar projekteve madhore të modernizimit, përfshirë ndërtimin e elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx, të cilat kanë filluar në muajin prill dhe pritet të përfundojnë në fillim të muajit dhjetor”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se, pritet të rritet ndjeshëm siguria e operimeve, të zgjatet jetëgjatësia e njësisë për rreth 20 vite dhe të sigurohet funksionimi në përputhje me standardet më të larta të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së mjedisit.