Sporti

Bora barazon gjithçka në serinë gjysmëfinale ndaj Bashkimit, finalisti vendoset në Prizren

05/02/2026 21:55
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja e sotme gjysmëfinale në basketbollin kosovar.

Bora ka siguruar një tjetër fitore të madhe ndaj Bashkimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra nga kryeqyteti triumfoi me shifrat 104-99.

Kësisoji, rezultati i përgjithshëm në serinë e ndeshjeve është 2 me 2 dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e ardhshme në Prizren për skuadrën që do të kalojë në finale.

/GazetaBlic Sport/