Një person ka mbetur i lënduar lehtë si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur sot në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë.
Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” nga Policia e Gjakovës.
“Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për arrestimin e të dyshuarit”, deklaron Policia.


