Politologu Milazim Koci ka kritikuar mënyrën e propozimit të Feride Rushiti, duke thënë se procesi nuk ishte rezultat i një marrëveshjeje politike.
Në një deklaratë në emisionin Gazeta, ai u shpreh:
“E imponoi në formë diktati praktikisht, nuk ishte produkt i një marrëveshjeje politike në një tavolinë me liderët e opozitës.”
Koci shtoi se sipas tij, kryeministri Albin Kurti do të duhej të konsultohej me opozitën për të arritur një kandidat të përbashkët:
“Rruga e vetme ka qenë që Kurti të ulet me liderët e opozitës, të dëgjohen propozimet dhe pastaj të gjendet një konsensus.”
Ai theksoi se mungesa e vullnetit politik nga të dyja palët ka bërë që procesi të mos zgjidhet, duke shtuar:
“Po të kishte vullnet politik, kjo çështje do të zgjidhej pa problem, pasi ishte e qartë se kandidaturat partiake nuk do të kalonin.


