Sporti

Demiral: Referimi në Arabinë Saudite është ‘çmenduri’, po e ndihmojnë skuadrën e Al Nassr

04/30/2026 10:20
nga:Mergim Rreci

Futbollist turk i Al Ahly, Merih Demiral, ka humbur durimin dhe ka bërë një sërë komentesh shpërthyese në lidhje me arbitrimin në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Futbollisti sulmoi drejtpërdrejt gjyqtarët, duke deklaruar se vendimet e tyre në mënyrë sistematike favorizojnë rivalin e tyre të madh, Al Nassr, transmeton GazetaBlic Sport.

Shpërthimi emocional i Demiral ishte kategorik dhe nuk la vend për dyshime rreth pozicionit të tij. Ai e përshkroi situatën e arbitrimit në vend si absolutisht anormale.

“Arbitrimi është çmenduri, betohem në Zot… shikoni këmbën time! Vendimet janë gjithmonë në favor të Al Nasser”, tha mbrojtësi me zemërim, duke lënë të kuptohet situata specifike në fushë.

Sipas futbollistit turk, kjo nuk është çështje gabimesh të izoluara, por një trendi që përsëritet çdo sezon. Demiral beson se Al Nassr po ndihmohet qëllimisht në luftën për trofe.

/GazetaBlic Sport/