Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje fantastike.
Në Skenderaj, Drenica e pret skuadrën e Ballkanit, me të dy skuadrat që kanë objektiva të ndryshme, shkruan GazetaBlic Sport.
Drenica synon fitoren e madhe në garën për mbijetesë, kurse suhareaksit mbetjen në garë për titullin kampion.
Në takimin tjetër, Ferizaj dhe Dukagjini përballen në atë që shihet si një ‘test’ para finales së Kupës, me dy ekipet që do të luajnë pikërisht edhe në aktin e fundit të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në futbollin kosovar.
Të dy takimet luhen me fillim nga ora 15:00.
/GazetaBlic Sport/


