Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

04/30/2026 07:15
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 30 prill 2026

09:30-11:15

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve. (Gllobar)

09:50, U.D. Presidentja Haxhiu bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve (Gllobar)

10:15, U.D. Presidentja Haxhiu bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve (Verboc)

10:45, U.D. Presidentja Haxhiu bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve (Shtuticë)

11:15, U.D. Presidentja Haxhiu bën homazhe në Kompleksin Memorial (Marinë)

10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon tryezën rajonale, ku do të publikohet përmbledhja “Pasqyrim rajonal: Ku qëndron rajoni në Grup kapitullin 1 të BE – Parimet Themelore?”. (Hotel Prishtina, Prishtinë)

10:00
Instituti Albanologjik, gjegjësisht Dega e Historisë-IAP, organizon aktivitetin shkencor të radhës në kuadër të programit të ligjëratave publike “Leksione albanologjike”. (Salla e katit të epërm të Institutit Albanologjik, Prishtinë)

10:30
Organizohet vaksinim në terren për komunitetet përmes ekipeve mobile në kuadër të “Javës së imunizimit 2026”. (QMF, Gadime të Lipjanit)

11:00
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, mban konferencë për media. (Objekti i MBPZhR-së, Prishtinë)

12:00
Avokati i Popullit organizon konferencë për shtyp dhe prezanton raportin “Rishikimi preliminar për Dhomat e Specializuara të Kosovës”. (Ndërtesa e Avokatit të Popullit, kati i 4-të)

13:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbanë mbledhjen e 365-të. (Salla e takimeve të KGjK-së)

15:00
U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu pret në takim konsultativ partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. (Kuvendi i Kosovës, Salla C-301)