Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

04/29/2026 07:05
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 29 prill 2026

09:30

Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte në Kosovë, Grujica Veljoviq. (Pallati i Drejtësisë, Gjykata Themelore, Prishtinë).

09:30
Bëhet hapja zyrtare e konferencës American Investor Conference – Prishtina 2026. Marrin pjesë: kryetari i Prishtinës Përparim Rama, e ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Anu Prattipati etj. (Hotel Emerald, Prishtinë)

09:30
Inspektorati Qendror i Punës në kuadër të aksionit të jashtëzakonshëm zhvillon aktivitet në Mitrovicë të Veriut. (Mitrovicë e Veriut)

10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon Forumin për Lirinë e Shprehjes. (Hotel Sirius, Prishtinë)

10:00
Demokraci për Zhvillim (D4D) mban konferencë për prezantimin e Indeksit të Pjesëmarrjes së të Rinjve. (Hotel Sirius, Prishtinë)

14:00
Prezantohet publikimi “Analiza e Trendeve 2025: Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë”.(Hotel Sirius, Prishtinë)