Lajme

Kurti del në konferencë bashkë me Feride Rushitin: Sjellja e opozitës, joshtetërore dhe antiinstitucionale

04/29/2026 00:29
nga:Genita C

Pas shpërndarjes së Kuvendit, Kryeministri Albin Kurti ka dalë në konferencë bashkë me të propozuarën për Presidente, Feride Rushitin.

Kurti e falenderoi Rushitin që ka pranuar të jetë kandidate, dhe tha se i kishte votat për t’u zgjedhur.

“Mori 63 vota që ishte dëshmi se Kosova mund të ketë Presidente të re”, tha Kurti.

Bojkotin e opozitës në seancë e cilësooi si “joshtetërore dhe antiinstitucionale”.

”Opozita pamundësoi konsumimin e raundit të parë”, tha Kurti.