Manuel Ugarte ka gjithnjë e më shumë gjasa të largohet nga Manchester United këtë verë.
Sipas Fabrizio Romano, mesfushori pritet të largohet nga Old Trafford në fund të sezonit.
Romano pretendon se Ugarte tani ka “90-95%” gjasa të largohet nga Manchester United, me agjentin e tij Jorge Mendes që tashmë po eksploron destinacione të mundshme. Interes ka shfaqur klube në Itali dhe Turqi, me më shumë skuadra që pritet të hyjnë në garë.
Manuel Ugarte iu bashkua Manchester United nga PSG në verën e vitit 2024, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare në një marrëveshje me vlerë rreth 50 milionë euro.
Këtë sezon, ai ka bërë 24 paraqitje në të gjitha garat, me shumicën e minutave të tij nga stoli.
/GazetaBlic Sport


