Sporti

FIFA me një ndryshim të madh në prag të fazës së Kupës së Botës

04/28/2026 11:37
nga:Mergim Rreci

FIFA ka marrë një vendim të rëndësishëm në prag të fazës më vendimtare të Kupës së Botës, duke konfirmuar se të gjitha kartonët e verdhë do të anulohen pas përfundimit të çerekfinaleve. Ky ndryshim synon të shmangë mungesat e lojtarëve kryesorë në gjysmëfinale për shkak të akumulimit të kartonëve.

Vendimi vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të garantuar që ekipet më të mira të përfaqësohen me formacionet e tyre më të forta në ndeshjet vendimtare të turneut.

Sipas Athletic Network, FIFA synon të rrisë cilësinë dhe spektaklin në gjysmëfinale dhe finale, duke minimizuar mungesat për arsye disiplinore, transmeton GazetaBlic Sport.

Në të kaluarën, rregullorja e kartonëve ka qenë shpesh objekt debatesh, pasi shumë lojtarë të rëndësishëm kanë humbur ndeshje kyçe për shkak të kartonëve të akumuluar në fazat paraprake. Me këtë vendim të ri, çdo lojtar që ka marrë kartonë të verdhë gjatë fazës së grupeve apo në 1/8 e finales dhe çerekfinale, do të nisë me një “fletë të pastër” në gjysmëfinale.

Megjithatë, FIFA ka bërë të qartë se kartonët e kuq dhe ndëshkimet për sjellje të rënda do të vazhdojnë të kenë pasoja disiplinore dhe nuk do të përfshihen në këtë amnisti.

/GazetaBlic Sport/