Lajme

Reshitaj: Deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në seancë për zgjedhjen e presidentit

04/28/2026 11:28
nga:G B

Deputetja Albena Reshitaj, ka deklaruar se të gjithë deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar rëndësinë e përmbylljes së këtij procesi.

Ajo tha se deputetët kanë përgjegjësi institucionale dhe kushtetuese për të qenë të pranishëm dhe për të kontribuar në zgjedhjen e kreut të shtetit.

“Ne jemi të obliguar para qytetarëve dhe para Kushtetutës që të jemi prezent në seancën parlamentare ku zgjidhet presidenti i Kosovës. Mendoj se çdo deputet duhet të jetë në seancë dhe të bëjë përpjekje për t’i dhënë vendit president”, ka deklaruar Reshitaj.

Ajo shtoi se Kosova ka nevojë për president dhe jo për zgjedhje të reja, duke theksuar se çështja është më e rëndësishme se kalkulimet politike.

“Kosova ka nevojë për president, jo për zgjedhje. Është përtej kalkulimeve politike”, u shpreh ajo.

Reshitaj gjithashtu tha se, duke qenë se LDK ka shprehur gatishmëri për pjesëmarrje në proces, ajo pret që edhe deputetët e kësaj partie të jenë të pranishëm në sallë dhe të kontribuojnë në gjetjen e një zgjidhjeje.