Sonte, në orën 21:00 në “Parc des Princes”, zhvillohet një nga përballjet më të mëdha të sezonit në UEFA Champions League: PSG pret Bayern Munich në gjysmëfinalen e parë.
Një duel që konsiderohet si një finale e parakohshme për shkak të forcës dhe formës së dy skuadrave, transmeton GazetaBlic Sport.
PSG vjen në këtë sfidë si kampion në fuqi i Europës dhe në një tjetër sezon dominues në Francë, ndërsa Bayern ka treguar forcë të jashtëzakonshme duke eliminuar gjigantë si Real Madrid dhe duke ardhur me një seri të gjatë rezultatesh pozitive.
Trajneri i parisienëve, Luis Enrique, ka paralajmëruar një ndeshje të hapur dhe agresive, duke theksuar se ekipi i tij nuk do të luajë në mbrojtje, por për fitore në të dy takimet. Nga ana tjetër, bavarezët e drejtuar nga Vincent Kompany mbërrijnë me besim të madh për një tjetër hap të madh.
Historia mes këtyre dy skuadrave është e zjarrtë: në 16 përballje nuk ka pasur asnjë barazim, me Bayern që ka një avantazh të lehtë në fitore. Kjo vetëm sa rrit pritshmëritë për një tjetër duel dramatik.
/GazetaBlic Sport/


