Lajme

Kurti nxjerr kartë të re: Propozohen Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha për Presidente

04/27/2026 20:07
nga:Genita C

Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30, raporton GazetaBlic.

Sipas saj, në këtë proces janë propozuar dy kandidatura, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në seancë, duke theksuar obligimet e tyre kushtetuese.