Hykmete Bajrami ka kritikuar shumicën parlamentare gjatë zhvillimeve të sotme në Kuvend, duke e cilësuar Legjislaturën e X-të si “legjislatura e shmangies”, raporton GazetaBlic.
Bajrami theksoi se partia e saj ka votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, ndërsa shtoi se shumica parlamentare ka numrat e mjaftueshëm për të miratuar ligje dhe vendime.
Sipas saj, askush nuk po i pengon, duke akuzuar se “pengesa jeni vetë ju”.


