Lajme

Kalon në Kuvend ligji për Lojërat Mesdhetare

04/27/2026 13:53
nga:G B

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Deputeti i VV-së, Bylbyl Sokoli ka deklaruar se vota pro për këtë projektligj është votë për sportin dhe arenën ndërkombëtare të Kosovës.

Edhe opozita njëzëri ka mbështetur këtë projektligj.