Ngjarjet e ditës: 27 prill 2026
07:30
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. (Veriu i Mitrovicës)
08:30
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione shqyrton propozimin e deputetit Artan Behrami, për dërgimin e ftesës zyrtare për raportim në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara znj. Ekaterina Trandafilova. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302)
09:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për akademikun Rexhep Qosja. (Salla e seancave, Prishtinë)
10:30
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS), organizon tryezë diskutimi për prezantimin e raportit me temë: “Dekarbonizimi i Kosovës deri në vitin 2030: Rrugët e politikave, prioritetet e investimeve dhe qeverisja për Agjendën e Gjelbër”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:30
Organizohet vaksinimi i fëmijëve në shkollë në kuadër të javës së imunizimit 2026. (ShFMU “Bedri Gjinaj”, Mitrovicë)
11:30
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë nderime pranë Monumentit dedikuar Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës. (Para ndërtesës së Kuvendit, Prishtinë)
12:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave, Prishtinë)
13:15
Shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanoviq. (Gjykata Themelore në Prishtinë)
16:30
Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur mbahet diskutim publik me temën “Memorializimi dhe Personat e Zhdukur”. (Platoja mbi parkingun nëntokësor (pranë Sheshit Xhorxh Bush), Prishtinë)


