Sporti

Chelsea fiton ndaj Leeds dhe kualifikohet në finalen e FA Cup

04/26/2026 18:05
nga:L J

Chelsea ka siguruar një vend në finalen e Kupës FA duke mposhtur Leeds United 1-0.

Chelsea hapi rezultatin në pjesën e parë, me Enzo Fernandez që e dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosit të Pedro Neto nga e djathta.

Robert Sanchez ishte padyshim heroi i Blues, pasi bëri disa pritje tërheqëse për ta mbajtur Leeds në distancë.

Në finale, Chelsea do të përballet me Man Cityn. Ekipet do të kthehen në Wembley të shtunën, më 16 maj, një javë para fundit të sezonit të Premier League.

/GazetaBlic Sport