Lajme

Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më lirë se dje

04/24/2026 09:31
nga:Y I

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve për sot.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi i naftës sot është 1.63 euro për litër, i benzinës 1.40 ndërsa i gazit 0.87 euro për litër.

Çmimi i naftës ka rënë për një cent krahasuar me të enjten që ishte 1.64 cent.