Raportime nga media të shumta në Itali pohojnë se Claudio Ranieri pritet të largohet nga roli i tij te Roma pas një grindjeje publike me trajnerin Gian Piero Gasperini që ka shkaktuar përçarje tek skuadra.
Tensionet mes dy figurave kryesore të Romës u përshkallëzuan në fillim të këtij muaji kur Ranieri dha një intervistë duke pretenduar se Gasperini nuk ishte as mes tre kandidatëve kryesorë të klubit kur ata kërkuan të emëronin një trajner të ri në fund të sezonit të kaluar.
Tani, sipas raportimeve nga media të shumta, përfshirë La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport , është marrë vendimi që Ranieri të largohet nga pozicioni i tij si këshilltar i lartë.
Ranieri pritet të mbajë një konferencë për shtyp gjatë ditës së nesërme, ku do ta konfirmojë largimin e tij.
/GazetaBlic Sport/


