Sporti

“Do ta shohim, me qetësi dhe në heshtje, por nuk e di”, Enrique flet për Vitinhan para duelit me Bayernin

04/21/2026 14:31
nga:L J

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, thotë se është i pasigurt për rikthimin e Vitinhas nga dëmtimi për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich javën e ardhshme.

“Kanë mbetur ende dy ndeshje shumë të rëndësishme për kampionatin. Do të shohim, me qetësi, se si mund të rikthehen lojtarët e dëmtuar. Por nuk e di,” tha trajneri spanjoll.

Vitinha ka pasur një inflamacion në thembrën e djathtë, gjë që do ta përjashtojë nga ndeshjet e ardhshme kundër Nantes dhe Angers.

Por shqetësimi më i madh është nëse ai mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen e madhe kundër Bayern.

/GazetaBlic Sport