PSG pësoi një goditje të madhe pasi njoftoi se mesfushori, Vitinha ka pësuar nga inflamacion në thembrën e djathtë, të cilën e pësoi gjatë humbjes së fundjavës kundër Lyon.
Mesfushori portugez praktikisht është përjashtuar nga ndeshjet e ardhshme të Ligue 1 kundër Nantes dhe Angers këtë javë.
Megjithatë, gazetari Olivier Tallaron raporton se PSG është i sigurt për disponueshmërinë e Vitinha për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich javën e ardhshme.
Ai deklaroi: “Për ditët e ardhshme, lojtari nuk do ta ngarkohet dhe do të vazhdojë të marrë ilaçe anti-inflamatore. Për momentin, PSG është mjaft optimiste për ndeshjen kundër Bayern.”
/GazetaBlic Sport


