Sporti

Fundi i një epoke: John Stones largohet nga Manchester City pas një dekade

04/21/2026 08:05
nga:L J

John Stones nuk do ta rinovojë kontratën e tij me ‘Qytetarët’ dhe pritet të nisë një aventurë të re këtë verë.

Pas dhjetë vitesh, John Stones do t’i thotë lamtumirë Manchester Cityt, konfirmoi të hënën Fabrizio Romano.

I transferuar nga Everton në vitin 2016 për 55 milionë euro, mbrojtësi 31-vjeçar anglez tashmë po shikon drejt së ardhmes dhe po mendon për lëvizjen e tij të radhës në karrierë, pasi vendosi të mos e rinovojë kontratën me Citizens.

Në Etihad, lojtari ndërkombëtar i “Tre Luanëve” fitoi një numër mbresëlënës prej 17 titujsh, dhe skuadra e Pep Guardiolës është ende duke luftuar për dy trofe këtë sezon ( Premier League dhe FA Cup), pasi tashmë fitoi Kupën e Ligës Angleze.

/GazetaBlic Sport