Sporti

Asencio ka humbur 6 kg dhe mund të shtrohet në spital

04/18/2026 15:38
nga:Mergim Rreci

Asencio-s i është dashur të shkojë në spital për analiza pasi gastroenteriti i tij u përkeqësua ditët e fundit.

Kjo ishte arsyeja që pengoi mbrojtësin e talentuar për të udhëtuar në Mynih të martën e kaluar.

COPE raporton se qendërmbrojtësi shkoi në spital për analiza dhe mund të shtrohet pasi ka humbur gjashtë kilogramë pas disa ditësh të vjella.