Legjenda e futbollit gjerman, Oliver Kahn, është i impresionuar nga performancat e lojtarit të kombëtares franceze, Michael Olise.
Në një paraqitje të fundit në emisionin Triple Der Hagedorn Fußballtalk të Sky Sports, ish-portieri i Gjermanisë bëri një parashikim të guximshëm për të ardhmen e sulmuesit 24-vjeçar, transmeton GazetaBlic Sport.
Në shoqërinë e ish-portierit të Borussia Dortmund, Roman Weidenfeller, Kahn deklaroi kategorikisht se Olise ka të gjitha shanset për të fituar trofeun më prestigjioz individual këtë sezon.
Ylli i Bayern Munich u emërua së fundmi lojtari i javës në Ligën e Kampionëve, duke e përforcuar më tej formën e tij të shkëlqyer.
“Kur shohim performancën e tij në javët e fundit, Michael Oliseh është qartësisht në rrugën e duhur për të fituar Topin e Artë”, i tha Can audiencës televizive.
/GazetaBlic Sport/


