Luis Suarez ka lënë të kuptohet për një rikthim sensacional te kombëtarja e Uruguait për Kupën e Botës 2026.
Sulmuesi uruguaian, i cili u tërhoq nga kombëtarja në vitin 2024, ka deklaruar se nuk do ta refuzonte kurrë vendin e tij nëse do të ftohej sërish.
“Sigurisht që kombëtarja është gjithmonë ajo që dëshiron. Fillon ta mendosh, dhe me Kupën e Botës që po afrohet, nëse kanë nevojë për ty… çfarë bën? Unë nuk do t’i thoja kurrë jo vendit tim”, është shprehur ai.
Suarez theksoi se vendimi për t’u tërhequr erdhi për t’u hapur rrugë lojtarëve të rinj, por la të hapur derën për një rikthim: “Sa kohë që jam aktiv, nuk mund të refuzoj kombëtaren.”
/GazetaBlic Sport/


