Xhudistja kosovare, Fatjona Kasapi është mposhtur në xhiron e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos.
Kasapi u mposht nga spanjollja, Ariane Tara Soler në kategorinë -52 kilogramë, shkruan GazetaBlic Sport.
Tara Soler fitoi duelin me Ippon, duke kaluar tutje në çerekfinale.
Kujtojmë se në këtë kategori në çerekfinale është edhe xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi.
/GazetaBlic Sport



