Sporti

‘Po bëjmë hapa që nuk janë bërë në këtë klub për 140 vjet’, Mikel Arteta për arritjen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

04/15/2026 23:39
nga:L J

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka lavdëruar ekipin e tij pasi siguroi një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve me një fitore të përgjithshme 1-0 ndaj Sportingut.

Arteta tha: “Është një moment i madh. Të jesh pjesë e atyre katër ekipeve në gjysmëfinale është një punë e shkëlqyer. Është një natë e mrekullueshme. Jam shumë i lumtur për të gjithë. Po bëjmë hapa që nuk janë bërë në këtë klub për 140 vjet [gjysmëfinale radhazi të Ligës së Kampionëve].”

Ai shtoi: “Vlen të bësh hapin e fundit. Ajo që më pëlqen është bashkimi që lojtarët e bën pas Bournemouth. Kur ulen së bashku, analizojnë, i thonë gjërat ballë për ballë, veprojnë sipas tyre.

“Ne duhet t’i kthejmë këto fjalë në vepra dhe sigurisht që e bëmë këtë sonte.”

/GazetaBlic Sport