Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, ka reaguar menjëherë pasi skuadra e tij siguroi një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve me një fitore të përgjithshme 1-0 ndaj Sportingut.
“Jam i kënaqur. Jemi shumë, shumë të lumtur. Të arrish dy gjysmëfinale radhazi është diçka e jashtëzakonshme, por duam të shkojmë edhe më mirë këtë vit!
“Nuk ka frustrim. Pozitivitet gjatë gjithë kohës. Kujt i intereson se çfarë mendojnë të tjerët, e vetmja gjë që interesohet është se çfarë mendon ky grup dhe çfarë mendon trajneri. Jam i kënaqur”, ka thënë Rice.
Arsenal do të luajë ndaj Atletico Madridin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
/GazetaBlic Sport


