Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka deklaruar se LDK nuk është kundër vendosjes së çmimeve tavan, por kundërshton formën aktuale të projektligjit, raporton GazetaBlic.
Ajo theksoi se ligji, sipas saj, rrit kontrollin e tregut nga pushteti dhe lë hapësirë për keqpërdorim të autoritetit, sidomos në sektorin e ushqimit.
Reagimi i plotë:
Si temë, LDK nuk është kundër çmimeve tavan, por asnjêherë në formën e këtij ligji ku theksi është te kontrollimi i tregut nga pushteti edhe mundësi për keqpërdorim autoriteti, për ushqimin tonë.
Ligji as në Komision as në Lexim të parë nuk është votuar nga LDK porse amandamentet do dërgohen për pavarësinë dhe shmnagie të mosfurnizimit sic po ndodh në farmaci tani me “rregullim” të çmimeve nga VV.


