Sporti

Liverpool – PSG, cila skuadër është më favorite për ndeshjen e sotme?

04/14/2026 11:06
nga:Mergim Rreci

Një nga sfidat më të shumëpritura të UEFA Champions League do të zhvillohet mes Liverpool dhe Paris Saint-Germain, me të dhënat më të fundit që tregojnë një duel pothuajse të barabartë.

Sipas analizës së publikuar nga Opta, Liverpool ka një avantazh shumë të lehtë në probabilitetin e fitores në ndeshjen e sotme, me 39.6%, ndërsa PSG ndjek nga afër me 37.6%, transmeton GazetaBlic Sport.

Kjo përballje vjen në një moment kyç të kompeticionit, ku të dy klubet synojnë të avancojnë më tej, me parisienët që kanë avantazh të madh nga ndeshja e parë, duke triumfuar me rezultat 2 me 0.

Liverpool mbështetet në përvojën e tij të pasur në Champions League dhe në intensitetin e lojës, ndërsa PSG synon të shfrytëzojë potencialin ofensiv dhe cilësinë individuale të lojtarëve.

/GazetaBlic Sport/