Ngjarjet e ditës: 14 prill 2026
08:00
Komisioni për Legjislacion mban mbledhje. Shqyrtohet Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës N-204)
08:30
U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherit Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu bën homazhe tek Memoriali “Heroinat”. (Prishtinë)
09:00
Mblidhet Komisioni për Legjislacion. Bëhet intervistimi i kandidatëve për anëtarë të KGjK-së. (Kuvendi i Kosovës, N-204)
09:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes. (Kuvendi i Kosovës, N-10)
09:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mbajë mbledhjen e 365-të. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë)
09:30
QKRMT mban Konferencën Rajonale “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim”. Marrin pjesë u.d e presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla Shwarz (Hotel Emerald, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton vendimin e Qeverisë për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. (Kuvendi i Kosovës. N-302)
10:00
Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. (Kuvendi i Kosovës, C-203)
10:00
Instituti Albanologjik- gjegjësisht Dega e Historisë-IAP, do të organizojë tryezën shkencore me temën “Tekstet shkollore të historisë në Republikën e Kosovës (probleme dhe sfida)”.(Instituti Albanologjik-Prishtinë)
10:30
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit te RTK-së mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, N-303)
11:00
Komisioni për Ekonomi shqyrton vendimin e Presidentes për kthimin në shqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e Konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, N-225)
13:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, C-301)
13:00
Komisioni për Mjedis mban mbledhje. Shqyrtohet projektligji për banim social të përballueshëm. (Kuvendi i Kosovës N-302)
14:00
Mblidhet komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të KPM-së. (Kuvendi i Kosovës N-303)
14:00
Mbahet mbledhja e 292-të e Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Salla e takimeve, kati IV, Objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë)
17:00
Kuvendi mban seancë solemne. Shënohet Dita Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës –“Ma kthe dritën”. (Salla e Kuvendit të Kosovës)


