Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka ndarë emocionet e tij të forta pas golit të shënuar ndaj Real Madrid, në një deklaratë për “La Zona 10”, duke treguar se momenti ishte shumë më tepër sesa thjesht një realizim në fushë.
“Shpërtheva. Fillova të vrapoj drejt kornerit dhe fillova të ndihesha çuditshëm. Filluan të më rrjedhin lotët. Nuk mund ta dëmtoja Mallorcan për shkak të emocioneve të mia për Kosovën,” u shpreh Muriqi, duke zbuluar anën e tij emocionale që shpesh nuk shihet gjatë ndeshjeve.
Ky reagim i tij vjen si pasojë e një përzierjeje emocionesh, krenarisë për përfaqësimin e Kosovës dhe përgjegjësisë ndaj klubit të tij, Mallorcas.
Sulmuesi prizrenas është kthyer në një figurë kyçe për ekipin spanjoll, por gjithmonë ka treguar lidhjen e fortë me Kosovën, në veçanti pas humbjes në finale të play-offit nga Turqia.
/GazetaBlic Sport/


