Sporti

Qazim Laçi shënon gol të bukur në Turqi

04/09/2026 21:05
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Rizesporit në superligën turke.

30-vjeçari ka shënuar gol dhe ka dhënë një asist në fitoren 4-0 përballë Samsunsporit në kampionat.

Ky ishte goli i 5-të sezonal në kampionat për Laçin në 26 ndeshje që ka luajtur me Rizesporin në superligën turke.

Ja pamjet – VIDEO.