Lajme

Azemi dorëzon në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë

04/07/2026 09:13
nga:Genita C

Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, para pak minutash me disa dosje në dorë është parë duke hyrë në stacionin e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

LDK kishte njoftuar qysh të hënën se Azemi do të dorëzojë në polici dosjen për orët e energjisë elektrike.

Siç ka denoncuar prej ditësh anëtari i LDK-së, orët e KEDS kanë pasur probleme me kohën e ndërrimit të tarifave dhe nuk kanë bërë matje të saktë të shpenzimeve të energjisë elektrike.