Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimit të naftës, duke e cilësuar vendin si “republikë autoritare”.
Sipas tij, qytetarët po paguajnë deri në 1.91 euro për litër, ndërsa shteti përfiton mbi 7 milionë euro më shumë në muaj nga TVSH-ja dhe akciza krahasuar me periudhën kur çmimi ishte rreth 1.10 euro për litër.
Rrahmani theksoi se kjo diferencë arrin në rreth 87 milionë euro në vit, duke shtuar se rritja e çmimeve po rëndon jetën e qytetarëve, ndërsa institucionet nuk po ndërmarrin masa për pezullimin e akcizës.


