Lajme

Këta janë afatet e shtyra të Trumpit mbi Ngushticën e Hormuzit

04/05/2026 16:40
nga:G B

Presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka përsëritur paralajmërimin e tij ndaj Iranit nëse ky i fundit nuk e hap Ngushticën e Hormuzit deri më 6 prill.

Në lidhje me këtë ngushticë, ai i ka ndryshuar afatet e tij disa herë gjatë luftës, raporton BBC.

Ja një përmbledhje:

1: Më 21 mars, Trump tha se do të “godiste dhe shkatërronte” termocentralet, “duke filluar me ato më të mëdhatë së pari”, nëse Irani nuk do ta rihapte rrugën ujore brenda 48 orëve.

2: Dy ditë më vonë, ai tha se kishte pasur “biseda shumë të mira dhe produktive” midis vendeve dhe shtyu afatin për pesë ditë.

3: Më 27 mars, Trump tha se do ta shtynte sulmin ndaj centraleve energjetike për 10 ditë, “sipas një kërkese të qeverisë iraniane”, duke e çuar afatin në 6 prill.

Paralajmërim 48-orësh: Dje, me afrimin e afatit të 6 prillit, ai paralajmëroi se Irani kishte “48 orë” kohë.

Paralajmërimi i fundit: Në një postim në rrjetet sociale, Trump e përsëriti këtë paralajmërim sot.