Arbërie Nagavci ka reaguar për ceremoninë e dorëzimit të detyrës së ngaVjosa Osmani te ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, duke e cilësuar atë si një moment që dëshmon pjekurinë demokratike të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ajo theksoi se ky akt simbolizon rrugëtimin e shoqërisë drejt barazisë dhe fuqizimit të grave në institucione, ndërsa nënvizoi rëndësinë e funksionimit të institucioneve dhe respektimit të procedurave kushtetuese për stabilitetin dhe besimin qytetar.


