Lajme

Moti për sot: Temperaturat shkojnë deri në 18 gradë

04/05/2026 07:03
nga:Genita C

Nga sot në vendin tonë pritet përmirësim i kushteve meteorologjike.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti të dielën parashihet të jetë me vranësira të shpërndara dhe me diell.

“Temperaturat minimale 1 deri 3 gradë Celsius, temperaturat maksimale 15-18 gradë Celsius. Era, nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.