Lajme

Kuvendi shkon në pauzë

04/03/2026 15:32
nga:Y I

Kuvendit i Kosovës ka shkuar në pauzë për një orë.

Në këtë seancë, ishte vetëm një pikë e rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në koston e jetesës, si dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

Deputetët e opozitës kanë akuzuar Qeverinë se nuk ka ndërmarrë masa për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve, duke përmendur si mundësi uljen e akcizës dhe të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), propozime që sipas tyre janë refuzuar nga zyrtarët qeveritarë.

Sipas të dhënave aktuale, çmimi i naftës në vend ka arritur rreth 1.8 euro për litër, duke shënuar një rritje prej më shumë se 50 për qind që nga fillimi i muajit mars.