Trajneri i Hansi Flick ka folur përpara sfidës së rëndësishme ndaj Atlético Madrid, duke theksuar se skuadrën e tij e presin javë vendimtare në garat kryesore.
Në konferencën për shtyp, tekniku gjerman pranoi se periudha në vijim do të jetë përcaktuese për objektivat e sezonit. Ai nënvizoi se Barcelona hyn në një fazë ku çdo ndeshje ka peshë të madhe dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në luftën për trofe.
Flick u shpreh se përballja me Atleticon nuk është thjesht një ndeshje e zakonshme, por pjesë e një serie sfidash të vështira që do të testojnë nivelin real të ekipit. Sipas tij, skuadra duhet të tregojë përqendrim maksimal dhe stabilitet në lojë për të përballuar presionin e këtyre takimeve.
Ai gjithashtu vlerësoi kundërshtarin, duke e cilësuar Atleticon si një nga skuadrat më të forta të momentit në Spanjë, gjë që e bën sfidën edhe më të komplikuar.
“Po, kjo është një ndeshje kundër një prej ekipeve më të mira në La Liga dhe në Evropë. Ata kanë cilësi të madhe dhe çdo lojtar i tyre mund ta vendosë ndeshjen. Është shumë e rëndësishme që të mos bëjmë aq shumë gabime sa bëmë në ndeshjen tonë të fundit jashtë fushe atje. E shijova stërvitjen e sotme dhe na kanë mbetur dy muaj shumë të rëndësishëm.”
/GazetaBlic Sport/


