Lajme

Trump kërcënon të godasë urat dhe termocentralet e Iranit

04/03/2026 07:14
nga:Sh R

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi të enjten vonë për sulme dhe shkatërrime të urave dhe centraleve elektrike në Iran, në kërcënimin e tij të fundit për të goditur infrastrukturën e vendit.

Ushtria amerikane “as nuk ka filluar të shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran. Urat më pas, pastaj centralet elektrike”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Në postimin e tij thuhej se udhëheqja e Iranit “e di çfarë duhet bërë, dhe duhet bërë SHPEJT!”