Pushimi ndërkombëtar ka mbaruar dhe tifozët e Bayern Munich presin përballjen masive të Ligës së Kampionëve me Real Madridin në çerekfinale. Të dyja ekipet kanë arsye të besojnë se mund të avancojnë, dhe sulmuesi i Los Blancos, Kylian Mbappe, tha se ka besim të plotë te ekipi i tij.
“Në Ligën e Kampionëve, do të përballemi me një ekip shumë të fortë, ndoshta më në formë për momentin, Bayern Munich,” tha Mbappe për Telefoot.
“Por nëse ka një ekip të aftë t’i mposhtë ata, ai është Real Madridi.”
Ndeshja mes Real Madrid dhe Bayern Munich luhet të martën nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


