Italia vazhdon të jetë në shok pasi skuadra kombëtare nuk do të luajë në një Kupë Bote për herë të tretë radhazi.
Kjo periudhë e tmerrshme u parashikua në vitin 2010 nga legjenda Roberto Baggio. Në atë kohë, ai u emërua në krye të departamentit teknik me një qëllim të qartë: të shpëtonte futbollin italian nga rënia e ngadaltë.
Tre vjet më vonë, Baggio dha dorëheqjen, duke dënuar mosveprimin e federatës.
“Nuk më lejuan të kryej rolin që më ishte besuar dhe nuk jam gati të vazhdoj. Raporti im prej 900 faqesh, i paraqitur në nëntor 2011, u injorua dhe unë nxora përfundimet e nevojshme”, deklaroi Baggio.
Plani i tij ambicioz propozoi një riorganizim të plotë të akademive dhe klubeve italiane, një program kombëtar për sulmuesit e rinj, reforma në kurset e trajnerëve dhe një modernizim të vëzhgimit. Ai mori frymëzimin nga modelet spanjolle dhe holandeze.
Trembëdhjetë vjet më vonë, parashikimi i Baggio-s bëhet realitet…
/GazetaBlic Sport


